KULTURË

Kevin Hëna/ Kush është balerini talent, i lindur në Itali me prindër shqiptar

10:00 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerini Kevin Hena në moshën 13 vieç, është pranuar në “Shkollën e Baletit dhe Operas” në Vjenë, Art’è Danza.




Në moshën 9-vieçare, gjatë një kampi veror Kevin vendos të provojë kërcimin. Pas një eksperience të parë me Hip-Hopin kërcimi shndërrohet në pasionin e tij dhe fillon të marë leksione në kercim klasik e modern me mësueset Marina Vinciguerra dhe Federika Francese.

Edhe pse është përballur me sakrifica e vështirësi të mëdha për shkak të moshës së vogël, përkushtimi  qe ka patur gjate viteve u shpërblyen. Mbështetja e prindërve që u bazuan edhe në këshillat e drejtoreshës së shkollës dhe mësueses, të cilat e kanë përkrahur talentin e Kevinit, bënë të mundur që kërcimi të transformohet në pasionin e jetës së tij duke u bërë kërcimtar profesionist.

Mësuesit thonë që në shkollë  spikati talenti më të ardhme të madhe,  siç janë  sot Davide Dato,  balerin në Vienë apo Robin Strona në Mynih. Ata i urojnë  fat dhe e sigurojnë  që mbështeja e tyre nuk do të mungoje dhe shkolla nga e cila doli do jetë një shtëpi e dytë për të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.