IPhone XR është modeli më i ri i iPhone, i cili ka dal në treg ditët e fundit. XR ka një ekran LCD prej 6.1 inç dhe është ndër telefonat më pak e shtrenjtë të prodhuar nga Apple, çmimi i të cilit fillon nga 749 dollarë për një model 64GB.
Ai përmban të njëjtin procesor si iPhone XS dhe XS Max. Chip-i Apple “A12 Bionic” i ndërtuar me një proces 7 nanometër, Apple e cilëson të jetë “çipi më i zgjuar dhe më i fuqishëm” i vënë ndonjëherë në smartphone.
Iphone XR vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, blu, dhe koral.
Shfaq Komentet (0)