Kryeministri Edi Rama, përmesnjë postimi në “Twitter” ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet prej disa ditësh në zonën e Unazaës së Re.
Rama është shprehur se edhe prishja në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës.
“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tëeet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”
Kujtojmë që, banorët prej disa ditësh protestojnë kundër projektit të ri, pasi preken banesa e tyre. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti. Ndërkohë, pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se nuk do të dëmshpërblehen ndërtesat pa leje.