“Shqipëria nuk do të mbetet peng i atyre që kanë ardhur nga vend e pavend për të gjetur strehë vend e pavend në kryeqytet, duke zaptuar tokat e të tjerëve e duke ndërtuar pa leje”.
Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, në lidhje me protestën e banorëve të zonës së Astirit.
Rama tha se të jesh në proces legalizimi nuk do të thotë që është e nënkuptuar se qytetari do ta marrë certifikatën e pronës.
Ai këmbënguli se projekti do të vijojë dhe se do të dëmshpërblehen të gjithë ata që kanë shtëpi të ligjshme, por që preken nga plani i restaurimit të Unazës së madhe, ndërsa ata që janë me banesa të paligjshme do të përfitojnë lehtësira të tjera.
Shfaq Komentet (1)
i nderuari zt. Rama, korrupsioni eshte “KANCERI I NJE SHOQERISE”!
Ju mbeshtes plotesisht ne luftimin e tij.
Suksese.
Naten e mire.