Akrobacitë në fushë janë kthyer në një veprim normal për shumë futbollist, por episodi që vjen nga kampionati i Koresë së Jugut është vërtetë i tmerrshëm.
“Viktimë” e saj ishte futbollisti i kombëtares së Koresë, Lee Seung-mo që në përpjekje për të goditur me kokë sferën u përplas me trupin e kundërshtarit dhe përfundoi në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë.
https://youtu.be/ZuKvd98r1js
20 vjeçari i Gwangju FC u dëmtua në takimin e playoffs të K-League kundër Daejeon Citizen, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i stafeve mjekësore që vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë. Lee ndodhej në gjendje të fikti, por për fatin e tij të mirë gjithçka u kthye në normalitet shumë shpejt.
Nga kjo përplasje Lee kishte thyer tre rruaza të shtyllës kurrizore, si dhe një gisht në dorën e majtë. Ai pritet të qëndrojë në spital për disa javë dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth tre muaj.