Ish-drejtuesi i njohur i Ferrarit, Zhan Todt, ka befasuar të gjithë, teksa ka deklaruar se e ka ndjekur Çmimin e Madh të Brazilit me legjendën Shumaker. Kujtojmë këtu se kampioni gjerman ndodhet prej 5 vitesh në gjendje kome, pas aksidentit të pësuar në Francë.
“Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë që garën në Brazil e ndoqa me Shumakerin në Zvicër”, është shprehur Todt.
Familja e gjermanit ka qenë e kujdesshme për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit, ndaj për gjendjen e tij është mësuar shumë pak.
Shfaq Komentet (0)