Pas protestës masive të studentëve, kryeministri Edi Ramaka reaguar përmes një postimi në “Fcebook”.
Kryeministri ka postuar një video, ku shihet rikonstruktimi i konvikteve për studentët. Kjo gjë, sipas Ramës, është një “provë” që tregon se qeveria e tij po investon për studentët.
Sipas shefit të qeverisë, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.
“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama.