Kryesore

Këshilli Kombëtar i PD, Basha rikthen disa nga kritikët si kandidatë

21:22 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e kësaj partie, një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.




Bëhet me dije se  kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish deputetët e PD.

Ajo që vihet re është dhe rikthimi në garë i disa prej atyre që njihen si kritikë të Bashës, konkretisht Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli.

Ndërkohë, më herët Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Arben Imami, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u shprehur se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.