Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Itali, në një aksident në vendin e punës.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimin në Val Cavargna në provincën e Comos dhe viktima është Zyber Curri, 48-vjeç.
Curri punonte në një kompani në Sondrio dhe ishte kontaktuar për punë në Val Cavargna. Ai ishte duke transportuar disa materiale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 2 metra.
Plagët ishte shumë serioze dhe Curri ndërroi jetë në vend. Trupi i tij u gjet nga shokët e punës.
Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti në punë.
Curri ishte nga qyteti Samdraxhë në Kosovë dhe la pas gruan dhe 4 fëmijët. 48-vjeçari ishte një person i njohur dhe i respektueshëm në komunitetin ku banonte që prej viteve 1990, kur ai ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës.