POLITIKË

Basha: PD kundër ligjit të arsimit të lartë, mbështesim studentët

12:57 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe njëherë kryedemokrati Lulzim Basha tha se mbështet protestat e studentëve, por nuk shkon atje pasi Edi Rama do e përdor në favorin e tij.  Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha ka thënë: Sot është protesta e studentëve, ne e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat, jemi atje, njerëzit tanë i mbështesin me të gjitha format dhe mënyrat. Jam i vetëdijshëm, kundërshtari po mundohet ta instrumentalizojë. Ata kanë një kërkesë të thjeshtë për plotësimin e tetë kërkesave”.




Sipas tij, PD është kundër ligjit për arsimin e lartë. “Ne nuk e çuam ligjin në Kushtetuese, pasi gjykata ishte e kapur nga Rama. Rama po përdor propagandën për përçarje”, tha Basha.

I pyetur nëse PD do të rikthehet në Kuvend ditën e enjten në seancë plenare, Basha sqaroi se: “Pasi të kemi marrë një vendim me aleatët, do t’u themi kur do të rikthehemi në parlament”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.