Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin Skënderaj. Dyshohet se motër e vëlla janë përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes djali 13-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkaq motra e të ndjerit, 2-vjeçe është jashtë rrezikut për jetën, rrëfejnë mediat vendase.
Gjithashtu e lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe një grua, e cila nuk ka lidhje me 2 të tjerët. Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin që drejtonte mjetin
Shfaq Komentet (0)