Në konferencën për shtyp, para finales së sotme të Superkupës ndaj Juves, trajneri i kuqezinjve, Rino Gatuzo, flet për situatën në kampin e tij, por edhe për një çështje të nxehtë si Higuain. Më herët, ishte “Sky Sports” që kishte deklaruar se Higuain me shumë mundësi është i Çelsit, dhe që këtë të mërkurë, mund të mos jetë në formacion për “Djallin”, duke konfirmuar në një farë mënyrë divorcin.
“Ka shumë zëra rreth Higuain, por ai po stërvitet mirë me grupin. Për nesër (sot), do shohim nëse do të luajë apo jo. Ai dëshiron që të marrë një vendim për këtë situatë që po kalon, por është i qetë, dhe gjatë javës është stërvitur mirë. Po i bëj lojtarët të kuptojnë se mund të fitojmë nesër, dhe pas kësaj të fillojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme. Nuk mendoj për arritjen personale, por për lojtarët e mi për të ngritur një trofe.