Johannes Hahn, komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim do të vizitojë sot Kosovën.
Gjatë vizitës së tij, komisioneri Hahnn do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, – thuhet në axhendën e kryeministrit.
Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë do të takohen, Hahn dhe Haradinaj.
Shfaq Komentet (0)