E lexuat mirë titullin e artikullit, po është e vërtetë, burrat që pastrojnë shtëpinë janë më të lumtur, të paktën kështu thotë një studim i kryer ne Zvicër.
Sipas këtij studimi, burrat që nuk ndanin punët e shtëpisë me partneret e tyre ishin më të predispozuar për të pasur problem psikologjike si ankth, depresion si dhe probleme me përqendrimin.
Sipas studimit këta burra kishin edhe mundësi më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Shumë nga burrat e intervistuar u shprehën se ndjeheshin të lodhur nga punët e destinuara për ta, si dhe nga stereotipet që i detyronin që të kryenin ato punë.
Kështu që këtyre burrave dhe të tjerëve u sugjerojmë që nëse duan të jetojnë gjatë si dhe shëndetshëm të fillojnë t’i japin një dorë partneres në shtëpi.