A do të rikandidojë apo jo kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj? Kjo është një pyetje që ngrënë të gjithë, në një kohë që jemi në prag të zgjedhjeve vendore. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për një mandat tjetër të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, duke e rikonfirmuar atë.
Edi Rama dhe Erjon Veliaj të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.
“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, – u shpreh Rama.