Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur mbrëmjen e sotme nga studio e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, ka thënë se përse i drejtohej kryeministrit Edi Rama shpesh më fjalë në gjuhën greke.
Berisha tha se këtë e lidhte me një histori të cilën vendosi ta tregojë për herë të parë.
Sipas ish-kryeministrit historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke.
“Ka qenë një diplomate. Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris. Tani se cila ishte lidhja, domethënë, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune?”
Berisha tha se nuk mund të vërtetonte dhe nuk dinte, nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën
Shfaq Komentet (1)
Kur nuk e vërteton atë që deklaron do të thotë se je tejet i djallëzuar, shpifëse, mashtrues dhe vrasës. Keqardhje që ju të medieve na e thrrisni nëpër media këtë fytyrë të urryer nga shqiptarët.
Ky njeri është më i keq se e keqja apo djalli.