Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se përveçc tarifës 100%,ndaj Serbisë planifikohet të merren masa të tjera.
Këto deklarata, zëvendëskryeministri i Kosovës i ka bërë pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin.
Sipas Hoxhajt, nëse Serbia do vazhdojë të cënojë integritetin territorjal të Kosovës, do vendosen masa që do i habisin të gjithë.
“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim, por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”-deklaroi Enver Hoxhaj.
Shfaq Komentet (0)