Një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, i është vendosur eksploziv gjatë natës. Ka qenë i zoti i lokalit bar-kafe, ai i cili ka pikasur pakon e dyshimtë mëngjesin e sotëm, duke lajmëruar policinë.
Mësohet se lënda eksplozive i është vendosur bar-kafesë në pronësi të Adriatik Brahimajt.
Kanë qenë familjarët e Brahimaj, ata të cilët në momentin që kanë shkuar për të hapur lokalin kanë gjetur pakon e dyshimtë, të lidhur me një fitil.
Zbulimi u bë në orën 07.20 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve”.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer në momentin e hapjes së lokalit, duke parandaluar ngjarjen e rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat xheniere dhe policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave.
Sakaq pritet të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, për të zbuluar më shumë mbi autorët.