Në formë unanime, Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar ka miratuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë ratifikimit të tij ditën e enjte në Kuvendin e Republikës.
Në seancën e së enjtes në Parlamentin pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ndërkohë, Parlamenti grek ishte i pari që miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.
Shfaq Komentet (0)