Disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të Energjisë Elektrike. Kështu ka bërë të ditur Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. “Në kabinën “Hawai 1” që furnizohet nga fideri 324 i nënstacionit Selitë, për shkak të investimit për vendosjen e pajisjeve të reja do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-14:00. Pjesërisht pa energji do të mbetet rruga ‘Prokop Mima’”, sqaron OSHEE.
OSHEE ka njoftuar se pas mesnatës, pikërisht rreth orës 01:00-05:00 do të stakohet energjia në fiderat F7 dhe F8 të rrjetit 20kV nënstacioni Kashar, si masë sigurie për punimet që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës.
OSHEE shton se bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, të bashkisë Vorë do të mbeten pa energji.
Shfaq Komentet (0)