EKONOMI

Kredia për bujqësinë, në rënie edhe për vitin 2018

13:35 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portofoli i kredisë për sektorin e bujqësisë pësoi rënie gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2018 vlera e këtij portofoli ra në 4.75 miliardë lekë, nga afro 5.4 miliardë lekë që ishte një vit më parë. Rënia me 12% gjatë vitit 2018 dëshmon edhe njëherë se kreditimi i këtij sektori ngelet i vështirë, me gjithë vëmendjen në rritje të bankave dhe skemave mbështetëse që kanë ofruar qeveria dhe bankat e zhvillimit.




Në fillim të vitit 2016, qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, prezantuan skemën ambicioze të garancisë financiare për kreditimin e fermerëve. Përmes një fondi garancie 75 milionë euro, fermerëve do t’iu krijohej akses në kredi nga bankat tregtare për një shumë prej rreth 300 milionë eurosh. Në teori, kjo skemë premtonte t’i jepte një stimul të madh kreditimit për bujqësinë nga sektori financiar në vend. Por, rezultatet nuk po duken. Kredia për bujqësinë ra për të dytin vit radhazi gjatë 2018-ës. Problemi kryesor duket se ngelet kapaciteti i dobët i këtij sektori për të përthithur financime, edhe në rastet kur në lojë hyjnë skemat e garancisë. Kjo dëshmon se është bërë pak për të adresuar problemet reale të bujqësisë, që janë sidomos konkurrueshmëria e ulët, parcelizimi, mungesa e ekspertizës dhe problemet me dokumentet e pronësisë së tokës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.