POLITIKË

Basha viziton biznesin fason, akuzon Edi Ramën: Po sillet si një prind pijanec

12:17 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ka vizituar biznesin fason në qytetin e Korçës, teksa ka deklaruar se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.




Basha nuk kurseu as akuzat ndaj qeverisë, ndërsa e krahasoi atë me një prind pijanec, i cili nuk mendon për familjen por vetëm për alkoolin dhe veten e tij.

Gjërat si në familje si në shtet lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë mirë edhe fëmijët. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë është shteti. Për këtë duhet një shtet që e sheh Shqipërinë  me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk e kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillem  me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec që e bën të gjithë rrogën  alkool dhe nuk iu çon bukë fëmijëve”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.