AKTUALITET

Mungonte avokati mbrojtësi, shtyhet pretenca për Klement Balilin

GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I njohur si “Eskobari i Ballkanit”, pretenca për Klement Balilin është shtyrë për më datë 26 mars.




E shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit mbrojtës, por dhe vetë atij. Gjykata e Krimeve të Rënda do të procedojë me gjykim të shkurtuar për Balilin.

Mësohet se seanca e sotme gjyqësore tek Krimet e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

Ndaj Balilit rëndojnë 4 akuza; Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Klement Balili u vetëdorëzua më 17 janar pas shpalljes e momentin që dosja vajti në gjykatë, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2016.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.