MILOSAO

Për artin e Ad Devollit

11:55 - 24.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Arben Meksi – Si të gjithë artistët e tjerë, Ad Devolli jeton talentin e tij, si një njëri i përkushtuar dhe pasionant në atë që ai krijon. Në art ai e njeh mjaft mirë kuptimin e lirisë dhe e di që për të arritur atë, duhet mjaft përkushtim.
Me një krijimtari të gjerë, të veçantë dhe cilësore me një talent vetjak por edhe të trashëguar, ai është sot një nga personalitet e artit tonë pamor bashkëkohor.
Vizioni i tij për pikturën e tejkalon kohën që jetojmë. Ai nxjerr vlera artistike dhe me tema të thjeshta, që artistit të tjerë vështirë do guxonin t’i pikturonin. Këto tema janë sa personale po aq edhe universale.
Po të vesh re punët e tij duken më të mëdha se sa janë në realitet, këtë e bën drita qe ato mbartin në vetvete, sepse ai e di se në art drita është esenca e pikturës dhe forma është arkitektura e saj.




Adi është një njeri i lirë, pa paragjykime i drejtpërdrejtë, shpërthyes, ekspresiv, po pa humbur sensin e masës, dhe mbi të gjitha Adi është njëri i butë, tepër njerëzor, përherë në kërkim të rregullit dhe harmonisë. Ai e ka të qartë se në art nuk mbahen mend ata qe kanë bere shume, por ata qe kanë bërë saktë. Arti është mjaft selektiv, kërkon cilësi, është kjo arsyeja qe ai punët i mban gjatë në mendje dhe në dore.
Adi ka arritur ketë nivel në saj të talentit dhe Kulturës së gjerë, fal pasionit për historinë, letërsinë, muzikën, njohës i mirë i artit botëror, të hershem dhe bashkëkohor. Shumë i kujdessshëm në kompozim, shpërndarjen e njollave, kontrastin, grafiken dhe transparencën. Ai nuk ka frike edhe pse disa tema i përsërit në forma të ndryshme sepse edhe Brenda të njëjtës teme në shohim diversitet në teknike në forme dhe ngjyre.
Paleta e tij është potenciale e pasur në ngjyra por edhe shume në harmoni, puna e tij nuk kërcet ajo është e lëmuar, e butë, e kurbëzuar, e kadiftë, duket sikur nuk është punuar me penel.

Në telajon e tij përzihet imagjinata dhe emocioni duke na u shfaqur në forme, në ngjyre dhe në teknika të ndryshme pastel, vaj, laps, akrilik me kontraste grafike. Sot nuk është e lehtë të besh art të mire. Shija e publikut është e rafinuar. Por artisti duhet të shfaqet sepse njerëzit nuk mund të gjykojnë për atë qe ke në mendje por për atë qe ti i paraqet publikut. Artistët përgjithësisht janë vetmitar ta jetojnë me pasionin e tyre. Jo me kot Bukovski ka vargun e famshëm “O zot me jep një talent dhe lere të me vras”. Prandaj artistët nuk duhet rreshtim se foluri mire për punën e njëri tjetrit, se mundimet dhe gëzimet janë të njëjtë. Aq me tepër tani në ekonominë e tregut.
Në galerinë “Kalo, kohet e fundit janë hapur shume ekspozita cilësore me artistë të njohur si Gaz Leka, Ilir Pojani, Fatmir Thaçi, Leon Cika e shume të tjerë piktorë dhe skulptore elitare.

Kjo galeri u ka bere nder artistëve duke ju venë në dispozicion hapësirat e saj intime dhe plotë dritë, por edhe artistët ja kanë rritur emrin dhe vlerat e kësaj galerie të vogël në dimensione por tepër të ngrohta dhe njerëzore.
Natyrisht ekonomia e tregut i ka çekulibruar përkohësisht lidhjet direkte me artin, si të atij qe e krijon edhe të atij qe e shijon.
Prandaj disa artistë ndihen në pozita jo të favorshme, sepse është ulur kërkesa për krijimtarinë shpirtërore dhe artistike. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Kërkesa për art cilësor do të kthehet në tregun artistik.

Ekspozita e Ad Devollit është një tjetër stad në rrugën e tij krijuese, duke e evidentuar atë edhe njëherë si një nga piktoret me të rëndësishëm të brezit të tij. Ju falenderoj të gjithë ju që merrni pjesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.