Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e liroi nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikiç deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarimet e tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj”.
Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.
Shfaq Komentet (0)