Argument

Banka e Shqipërisë: Rigjallërohet kreditimi

18:00 - 30.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se stoku i kredisë së dhënë për bizneset, individët dhe kompanitë shtetërore arriti në 541.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej gati 1% në krahasim me muajin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rritja e huas në euro për bizneset, por edhe për individët. Huaja e sipërmarrjeve në euro u rrit me gati 2% me bazë mujore, ndryshe nga ajo në lekë po për të njëjtën kategori, që u zgjerua me 0.6% në raport me muajin e mëparshëm.




E njëjta tendencë ishte dhe për huanë për individë, ku rritja në euro me bazë mujore ishte 1.4% dhe ajo në lekë me 0.4%. Në fund të muajit shkurt, pesha e kredisë në lekë shënoi një ulje të lehtë, nga 50.4% në 50%, ndryshe nga tendenca e muajve të kaluar kur huaja e dhënë në monedhën vendase po shënonte një tendencë rritëse. Në krahasim me muajin shkurt të një viti më parë, kur Banka e Shqipërisë nisi një strategji për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, duke i orientuar bankat që të fokusoheshin te huaja në monedhën vendase, pesha e kredisë në lekë ka mbetur pothuajse e pandryshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.