Mediat ndërkombëtare publikojnë shpesh lajme të të rinjve që rrezikojnë apo humbin jetën në tentativën për të realizuar një fotografi apo një video të pazakontë. Zakonisht janë adoleshentë, që i ndërmarrin këto nisma jashtë vëmendjes së prindërve.
Këtë herë ngjarja nuk raportohet nga një cep i largët i botës, por nga qendra e Shqipërisë, Tirana. Babai ka nxjerrë nga karroca fëmijën e tij rreth 2 vjeç dhe e ka vendosur mbi urën e Lanës për ta fotografuar.
Ky veprim i rrezikshëm nuk i ka shpëtuar vështrimit të kalimtarëve, ndërsa ka qenë Briken Fejzullai ai që ka publikuar imazhin jo pak i revoltuar.
“Dhe çmimi “Superk*** i Vitit”, shkon për këtë biçim prindin këtu, që vendosi dhe më pas la vetëm të birin më pak se 2 vjeç, mbi bordurën e urës së Lanës, për t’i shkrepur një foto. Ps. N’kët vend, edhe Stephen King do llahtarisej, jqr”, ka shkruar ai.