Nipi i ish-Presidentit Kennedy, John “Jack” ka fiksim Kendall Jenner. Deklaratën e ka bërë Kim Kardashian për revistën “Vogue”. “Dikush nga stafi përmendi se i riu bukurosh John Kennedy Schlossberg, i biri i Caroline, thuhet se ka fiksim gjysmë-motrën e saj Kendall, dhe sytë e Kim-t shndritën me siguri duke menduar për shansin e një bashkimi të paparë”, shkruante gazetari i “Vogue” në revistën e muajit maj.
“Bleva orën e Jackie Kennedy Onassis në ankand. E vendosa atë kur shkova në Shtëpinë e Bardhë. Më dha njëfarë fuqie: Le të shkojmë atje dhe ta mbarojmë këtë punë”, ka thënë Kim me shaka për rastin. Schlossberg është fëmija më i vogël i Caroline Kennedy dhe i vetmi nip i presidentit të ndjerë.
Shfaq Komentet (0)