Intervista

Video/ Këshilltari dibran: Do i bëj Ramës bust me paratë e mia, edhe pse kushton se ai është i gjatë

13:09 - 01.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrit Ademi është këshilltari i pavarur i Bashkisë Dibër, i cili propozoi që kryeministrit Edi Rama t’i jepej titulli “Qytetar Nderi”.




Teksa deklaron se kreu i qeverisë nuk e ka kompetencën për të refuzuar këtë mirënjohje të dibranëve për rrugën e Arbrit, ai zotohet se me paratë e tij do t’i ndërtojë Ramës një bust.

Ademi deklaron më tej se është i gatshëm të blejë edhe tokë për të përmbushur këtë qëllim të tij, ndërsa thotë se realizimi i bustit do t’i kushtojë. “Ai është pak i gjatë dhe kushton pak shtrenjt”, deklaron ai duke lënë të kuptohet se ka në mendje një shtatore për kryeministrin.

Këshilltari i pavarur nuk dëshiron ta quajë refuzim vendimin e kryeministrit, ndërsa shpreh me bindje se në rast se Rama nuk pranon, do ia dërgojë titullin me zarf në shtëpi.

“Po s’e pranoi ia çoj me postë në kryeministri, apo në shtëpi. Po e pranon ai. Ndoshta e ka lidhur me situatën politikë, po kjo nuk ka lidhje me situatën politike”, deklaron Ademi.

Intervista e plotë

Si të lindi ideja për të bërë qytetar nderi kryeministrin e Shqipërisë?

E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran, fillon dhimbja e kokës pa u nisur. Ju e dini shumë mirë se në Klos është tmerr, gjithashtu edhe rrugë të tjera. Edjhe për këtë, jo vetëm unë port ë gjithë dibranët I jemi mirënjohës, ne kemi bërë një shpërblim simbolik.

Rama nuk e pranoi titullin…

Ai nuk e ka të drejtën të mos e pranojë sepse ne kemi marrë një vendin dhe ne vendimet i marrim në pavarësi të plotë, nuk marrim vendime me urdhëra ne, sidomos unë që jam i pavarur. Ai duhet ta pranojë. S’e ka në dorë ai të mos e pranojë.

Do ja jepni me zor?

Nëse se pranon kështu, do ja çojmë me postë.

Sa këshilltarë janë?

Gjithsej janë 31 këshilltarë. Të djathtë nuk merret vesh sa janë, se janë shpërbërë. Ishin 21, kanë firmosur 17. Edhe Lul Basha po të ishte, unë këtë titull do t’ia jepja. Jo vetëm atij por kujtdo që do të bënte rrugën e Arbrit. Në këtë vepër ka kontribuuar edhe Ismail Lleshi, edhe Shkëlqim Cani dhe në fund e realizoi Rama.

A pati debate në këshillin bashkiak për këtë?

Asnjë lloj debati, shumica thonë është pak, se një mirënjohje po i japim, nuk po i japim kushedi çfarë. Për mua është shumë pak.

Kryetari i bashkisë ka dijeni?

Kryetari i bashkisë nuk ka qenë në mbledhje, nuk ka dijeni fare. Nuk jam konsultuar me askënd, është ideja ime personale.

Pas ca ditësh vjen Rama në Dibër, çfarë do t’i thuash?

Unë do ta falenderoj për guximin për atë vepër madhështorë që po bën për Dibrën.

Do e pyesni se përse nuk e pranoi titullin?

Ai ka bërë një lëvizje politike, por jo se nuk e pranoi. Se një vendim unanim të një këshilli do ta pranonte kushdo.

Por ai s’e ka pranuar…

Nuk e ka kompetencën për të mos e pranuar.

Si do t’i thuash kur të vijë në Dibër, pse s’e ke pranuar?

Po s’e pranoi ia çoj me postë në kryeministri, apo në shtëpi. Po e pranon ai. Ndoshta e ka lidhur me situatën politikë, po kjo nuk ka lidhje me situatën politike.

A kishte këshilltarë të PDIU?

Po kishte. Kanë votuar pro. Kanë votuar edhe të djathtë pro.

Sa metra do ia ndërtosh bustin dhe ku do e ndërtosh?

Nuk jam specialist, por do pyes ndonjë. Ai është pak i gjatë dhe kushton pak shtrenjt.

Do ia ndërtosh në pronën tënde?

Varet, edhe e blej tokën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.