![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një jaht me turistë austriake jep alarmin sos për mbytje tre milje larg nga bregdeti i Kallmit.
Gazetarja Klodiana Haxhiraj raporton se alarmi u dha në kapitenerinë e Durrësit. Po kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare.
Mësohet se jahti që ka kërkuar ndihmën është me flamur austriak. Jahtit i është fikur motori si pasojë e kohës së keqe.
Në portin e Durrësit po mban një kohë e keqe. Forca e detit është 6 ballë. Sapo kanë marrë alarmin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit kanë dërguar mjetin Rimorqator për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht.
Gjithashtu, mësohet se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria.
(Balkanweb)
Shfaq Komentet (0)