Ish- mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përjetuar dje për herë të dytë emocionin e bukur të të bërit baba. Erion Bogdani ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ lajmin e bukur se dje familjes së tij ju shtua një vajzë të cilën prindërit e kanë quajtur Alice. “Asgjë nuk është më e bukur sesa një jetë e re që lind” ka shkruar ish-futbollisti në postimin e tij. Erion Bogdani dhe bashkëshortja modelja Rosella janë edhe prindër të një djali 8-vjeçar.
Shfaq Komentet (0)