Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa zakonisht janë diskret sa i takon vendimit për të zbuluar portretin e të djalit të vogël 7-muajsh!
Por, përmes fotove të ndryshme, ata kanë ndarë me ndjekësit virtual çaste nga përditshmëria apo udhëtimet me Kajanin e vogël.
Gjatë një interviste me Evi Reçin për emisionin e saj, Veliaj ka zbuluar për herë të parë se kujt i ngjan djali i tij.
Ndërkohë, ai nuk është kursyer në tregimin e tjera detajeve rreth prindërimit, që nuk i kishte ndarë më parë me publikun.
“Kur ai sheh mamin duhet të hajë atë që përgatitet dhe duhet të flejë. Kur ai sheh babin, sheh një njeri që mund të argaliset dhe mund të shpartallojë të gjithë shtëpinë”, vijoi ai.
Shfaq Komentet (0)