Koordinatori i OSH Balkan në Maqedoni, Milan Petkovski tregon se problemet në rajon mbi sigurinë dhe shëndetin në punë janë pak a shumë të njëjta. “Kjo konferencë është e nevojshme, sepse njerëzit po vdesin në vendet e punës, dhe po sëmuren. Në Ballkan kemi pak a shumë të njëjtat probleme për sa i përket ambientit në vendin e punës.
Këtë vit Shqipëria është vendi i duhur për të folur për mbrojtjen e punëmarrësve. Ne kemi nevojë që ekspertët të mblidhen së bashku dhe të flasin për këtë çështje”,-thotë Petkovski për ‘GSH’. Më tej ky i fundit shton se problemet në vendin e punës mund të zgjidhen me ndryshimin e mentalitetit të punëmarrësve.
“Nëse jemi të zgjuar, mund të mësojmë nga eksperiencat e vendeve të tjera, nëse jo do të vazhdojmë të përsërisin gabimet. Nëse ata mendojnë se është më mirë të humbësh jetën sesa të humbasësh vendin e punës, atëherë ky është mentalitet i gabuar. Punëmarrësit duhet të kenë kulturën e parandalimit dhe ne për këtë po punojmë fort”,-shtoi koordinatori nga Maqedonia.