Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:
I është nënshtruar një operacioni të lehtë ditën e enjte në spitalin shtetëror. Bëhet fjalë për Argita Berisha Malltezi,e cila ditën e enjte është shtruar në spitalin publik “Nënë Tereza”. Ndërhyrja kirurgjikale në tëmth është kryer nga mjeku Arben Beqiri në të njëjtën ditë. Ajo është vizituar edhe nga prindërit e saj, Sali dhe Liri Berisha.
Duke qenë se operacioni ka qenë i lehtë, ajo e ka lënë spitalin një ditë pas operacionit. Ajo që bën përshtypje është fakti se ndryshe nga shumë emra të njohur të politikës, që zgjedhin klinikat private, Argita e ka kryer operacionin në spitalin publik.
Ky shkrim u botua më 20 shtator 2014