Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Kosovës ku do marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Meta është ndalur në Kukës, ku ka takuar një gazetar të ri që ishte 6 vjeç, kur qyteti i tij hapi dyert për vëllezërit dhe motrat kosovarë.
“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota.
Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, ka shkruar Meta.
Shfaq Komentet (0)