Ndërsa në Tiranë, Kryeministri Edi Rama kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në Kosovë ku ndodhej ditën e sotme në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ka shtrënguar dorën me kreun e shtetit. Në pamjet që shihni më poshtë, teksa Presidenti ka qenë duke biseduar me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, Rama është afruar drejt tij dhe i ka zgjatur dorën. Gjithçka teksa Kryeministri shoqërohej nga ambasadori ynë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të nisin sot në ora 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, ose thënë ndryshe partitë aleate të Partisë Demokratike. Kjo lëvizje e kreut të shtetit vjen në një kohë që Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e tij. Ndërkohë në seancën e nesërme parlamentare do të zhvillohet pesë orë debat, lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti