Qindra qytetarë kanë vërshruar drejt selisë së Partisë Demokratike mbasditen e kësaj të hëne. Lajmi për shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike në Prokurori, si dhe publikimi i përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” duket se kanë qenë arsye të mjaftueshme që demokratët të mblidhen te selia blu.
Ndërkohë, zhvillimet politike janë pasuar nga një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD.
Mësohet se tema e diskutimit në këtë mbledhja është plani për protestën e 21 qershorit si dhe shoqërimi i detyrueshëm i kryedemokratit Lulzim Basha.
Shfaq Komentet (0)