AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i vdekur (Emri)

08:14 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

LEZHË




Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Gjin Marku. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.