Kryesore

Rama: Ju luta Bashës aq sa nuk do i isha lutur grave më të bukura të planetit

18:49 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku prezantoi kandidatin Mark Babani. Gjatë fjalës së tij para qyetatëve, Rama diskutoi edhe për sulmet ndaj KZAZ-ve, ku tha se kjo gjë ndodh në Shqipëri me PD-në dhe në Afganistan me talebanët.




“Kjo ndodh në dy vende, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanet. Ata janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin të mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës”,- tha kryeministri.

Rama solli në vëmendje marrëveshjen e 17 majit me Bashën duke theksuar se nuk pati shumë dobi për shqiptarët, pasi demokratët vijojnë në të njëjtën rrugë.

Rama tha se iu lut Bashës atëherë, aq shumë sa aq nuk do i ishte lutur as femrave më të bukura. Numri një i qeverisë shtoi se Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi nuk duan reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se nuk ka më lëshime ndaj opozitës.

“Kanë qenë që në sekondën e parë kundër reformës në drejtësi. Këta bëjnë sikur janë flamurtarë të antikrimit, por këta nuk duan reformën në drejtësi, e cila do pastrojë vendin nga cdo lloj politikani që ka shkatërruar vendin. Ata vetëm bëjnë llafe e llafe. Këta nuk duan që të votohet vettingu. Kanë 300 vjet me këtë parullë ‘Rama ik’, ‘Basha ik’ etj lënë parullën nuk ndryshojnë vetëm emrin se kaq dinë.

Iu luta Bashës aq sa nuk do i isha lutur grave të planetit, femrave më të bukura, aq sa edhe Romeu do habitej. Në fund fare u bind dhe mori gjysmën e qeverisë. Mori edhe drejtorinë e burgjeve, sepse e duan shumë. Këta kur ishin në pushtet, nxirrnin kriminelët nga burgu me leje lindjeje. I conin nëpër fushata për të terrorizuar njerëzit. Kemi çfarë kemi me njëri-tjetrin, mos shajmë në gjuhë të huaj. Por nuk ka më, të pranojnë realitetin dhe forca fituese duhet të qeverisë. Këtë gjë duhet ta mësojnë njëherë e mirë”, deklaroi Rama.

Fjala e kryeministrit Edi Rama

Mbështetja juaj në 30 qershor do jetë bindëse jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Si një fushatë për zgjedhjet vendore do ishte shumë  e thjeshtë, më e lehta që kamë bërë ndonjëherë për arsye për çdo stacion fushate në bashkitë ku i kemi drejtuar ne, puna flet më shumë se 1000 fjalë.  

Edhe kjo pedonale është fryt i mbështetjes së kryetarit të bashkisë. Do më kishte pëlqyer shumë që këto zgjedhje të ishin me kundërshtarët politikë përballë. Marku nuk e ka përballë kryetarin aktual të bashkisë në këtë fushatë.

Shumë demokratë që mund të ndërrojnë edhe fe por jo partinë, nuk kanë zgjedhje. Jo sepse ne ia kemi hequr këtë mundësi por sepse udhëheqja e PD ia ka hequr këtë mundësi. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar jo më për të ardhur tek ju, pr të shkuar tek njerëzit, për të nxjerrë kandidaturat, idetë por për të dalë rrugëve për të pengua njerëzit të zgjedhin.

Kjo gjë ndodh në dy vende të Globit, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me Talebanët. Ata kërcënojnë popullin të mos shkojë në zgjedhje, dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës dhe kjo ndodh njëhkohësisht si me talebanët në Shqipëri, ndërkohë që vendi pret që liderët e 28 vendeve të BE të thonë fillojmë bisedimet për anëtarësimin në këtë familje të madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.