Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Raportohet se një mjet tip “Smart” është goditur nga pas nga një kamion, në afërsi të qytetit të Laçit.
Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesja e mjetit “Smart”, 26-vjeçarja Sonila Gurra.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shfaq Komentet (0)