BLUETOOTH

Fotot/ Ku janë vizitat e shpeshta të Monika Kryemadhit?

13:06 - 27.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Monika Kryemadhi në dietë




Vetëm pak kohë më parë, Monika Kryemadhi është parë shpesh të parkojë makinën e saj në rrugicën e parë pas “Calsbergut” e të hyjë në hyrjen e një pallati të ri bojëqielli, që gjendet në fundin e kësaj rrugice. Në fillim e kishim të vështirë ta kuptonim vendndalimin dhe arsyen e këtyre vizitave të shpeshta në këtë pallat. Por duke e ndjekur nga pas e duke u orientuar nga një tabelë e vendosur në atë hyrje, ku shkruhej “Qendra dietologjike”, mundëm ta zbulonim enigmën.

Duke e ditur mjaft mirë se Monika Kryemadhi u nënshtrohet herë pas herë trajtimeve të ndryshme për të ruajtur linjat, nuk e kishim të vështirë të kuptonim se ndalesa e saj në këtë pallat do të ishte pikërisht në këtë qendër dietologjike. Vetëm pak ditë më pas do ta vërtetonim se nuk kishim gabuar aspak në hamendësimin tonë.
Ndërsa ka qenë e ulur në një prej lokaleve që gjenden pranë zyrave të saj,tek zona e ish- Bllokut, një djalosh me motor ka ndaluar dhe i ka lënë në tryezë një qese, brenda së cilës ishin të sistemuara disa kuti me ushqime të ndryshme. Logoja e qeses ishte e njëjtë me atë të tabelës së vendosur në hyrjen e pallatit .

Mesa duket, Kryemadhi pasi ka kryer vizitat e nevojshme tek dietologu i kësaj qendre, ka mbërritur në fazën e zbatimit të rregullave që i ka vendosur ai. Dhe rregulli në këtë rast është i prerë: Monika nuk duhet të hajë asgjë tjetër përveç ushqimeve dietike që i vijnë të paketuara nga kjo qendër. Vetëm kështu ajo do të mund të vijë sërish në formën e duhur.

Kur ajo e dëshiron fort një gjë të tillë, e arrin që ç’ke me të. Pas lindjes së djalit, ndërsa synonte të kthehej sërish në jetën politike po aq aktive sa kishte qenë edhe më parë, Monika do t’i nënshtrohej një trajtimi të gjatë, duke iu referuar recetave dietike të rastësishme që qarkullonin nga njëra dorë në tjetrën, e disa ushtrimeve praktike, sportive në shkallët e shtëpisë së saj. Dhe do ta arrinte me shumë vullnet, rezultatin që dëshironte. Vetëm se do t’i duhej pakëz kohë për këtë gjë. Ndërsa tani, ka gjetur një mënyrë më të shpejtë dhe më efektive për t’u dobësuar. Sepse nuk ka më aq shumë kohë për të pritur. Thuhet se ajo ka në duar disa projekte të mëdha.

Politike apo artistike? Këtë e kemi të vështirë ta përcaktojmë. Eshtë parë të bisedojë gjatë në këto kohë me personazhe të njohur të të dyja kaheve. Por do të na duhet të presim edhe pak, për të kuptuar nëse Monika po përgatitet të rikthehet fuqishëm në jetën politike, shumë zëra thonë se mund të kandidojë për postin e Kryetares së Bashkisë së Tiranës, apo të hyjë në botën e spektaklit si një organizatore apo producente e re. Gjithçka mund të ndodhë. Koha do ta tregojë. Gjithsesi, për diçka jemi të sigurt që tani: përderisa po i nënshtrohet kësaj diete intensive, patjetër që po përgatitet të rikthehet fuqishëm. Ndaj dhe synon të jetë me linja perfekte në këtë rikthim.

Ky shkrim u botua më 21 tetor 2016


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.