KULTURË

Hartohet projekti i restaurimit për “urën e frëngut”

19:29 - 27.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në Urën e Frëngut” në Gjorm, Vlorë. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese dhe konservuese në elementët konstruktivë të objektit.




Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Ura e Frëngut ndodhet afër fshatit Gjorm dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë. Ajo është urë e tipit me dopio qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror. Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga D.R.K.K-Vlorë.

ATSH njoftonte me 4 qershor se specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë kryer një inspektim në Urën e Frëngut, në fshatin Gjorm, Vlorë. Gjatë inspektimi u bë kontrolli teknik i monumentit dhe evidentimi i problematikave. Nga inspektimi u konstatua se gjendja strukturore e urës ishte përgjithësisht e mirë, me përjashtim të dëmtimeve sipërfaqësore të kalldrëmit dhe dëmtime të fugave në qemerë. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.