LIFE STYLE

10 këshillat e rëndësishme nëse kërkoni nxirjen perfekte

11:27 - 07.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në verë dhe dëshira më e madhe është të arrijmë atë nxirjen perfekte. Por, shpesh si pasojë e pakujdesisë apo kohës së gjatë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, trupi ynë pëson djegie.




Pikërisht për të shmangur këtë, na ndihmojnë këto këshilla të rëndësishme për nxirjen…

1-Ekspozim gradual

Mos u ekspozoni shumë gjatë në dy tre ditët e para. Në fillim mos qëndroni më shumë se tre çerek ore në diell në ditë (20 minuta në diell të fort). Përtej këtij limiti nuk prodhohet më melaninë. Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës së gatshme, por është e destinuar të zhduket shumë shpejt. Vetëm pas një jave fillon të formohet nxirja që zgjat. Pas ditëve të para mund të shtoni gradualisht kohëzgjatjen në diell pa harruar mbrojtjen e duhur.

2-Mbrojtja

Ka ende njerëz të bindur që kremrat kundër diellit pengojnë nxirjen perfekte. Në fakt pa krem jo vetëm që nuk nxihesh më mirë por rrezikon të digjesh dhe krijimin  melanomave. Kremi i diellit i zgjedhur në bazë të llojit të lëkurës është i domosdoshëm për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB që janë shkak i krijimit të tumoreve të lëkurës dhe plakjes së parakohshme. Çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet kremi i duhur? Do të skuqeni, do të digjeni dhe ngjyra do të zgjasë shumë më pak. Kremi aplikohet 30 minuta para ekspozimit në diell, çdo dy orë dhe pas çdo larjeje në det. Përdoreni kremin edhe nëse keni marrë trashmë ngjyrë.

3-Koha dhe oraret

Koha më e mirë për t’u ekspozuar në diell për një nxirje të shëndetshme është mëngjesi deri në orën 11 dhe pasditja e vonë pas orës 15:00. Evitoni orët e drekës nga 12:00 deri në 15:00. Mos ekspozoni fëmijët nën 3 vjeç gjatë orëve të pikut (në fund të fundit ata nuk duhet të mburren para kolegeve për nxirjen e tyre, pas kthimit në punë). Në fakt lëkura ruan gjurmët e të gjitha rrezeve të marra gjatë fëmijërisë: Sa më e madhe është sasia e rrezeve të marra aq më i madh është rreziku për t’u shfaqur tumore në moshë të madhe.

4-Mos përdorni parfume në diell

Për të evituar reaksionet alergjike apo mbindjeshmëri të lëkurës, mos hidhni parfume apo ujë trupi me bazë alkoolike para se të ekspozoheni në diell. Nëse merrni ilaçe këshillohuni me mjekun. Më mirë lini mënjanë vajrat nxirës, nuk u japin ngjyrën e bukur të plazhit. Më mirë zgjidhni një krem “pas diellit” për të hidratuar dhe rifreskuar lëkurën.

5-Ekspozimi në diell

Nuk duhet të ekspozoheni në diell për disa orë resht, sidomos jo ditën e parë, por gradualisht dhe sidomos nuk është e domosdoshme të ktheheni çdo pesë minuta, por është më mirë çdo 20 minuta për të pasur një nxirje homogjene. Kujdes me ujin, pasi e reflekton më shumë diellin dhe nxiheni më shpejtë, por ama edhe digjeni më shpejt. Kujdes edhe nga koha e vrenjtur, në pamje të parë duket e pamundur të digjeni, por realisht rrezet e bëjnë punën e tyre,

6-Hidratoni lëkurën

Hidratimi i lëkurës është thelbësor për të evituar tharjen dhe rrjepjen e saj. Prandaj është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë dhe të përdorni kremra hidratues.

7-Mbrojtje kudo

Dielli nuk dhuron vetëm një ngjyrë të bukur të lëkurës, por mund të jetë i dëmshëm për sytë. Mbani kapele dhe syze dielli me lente kundër rrezeve UVA dhe UVB. Mbrojini fëmijët me një bluzë të thatë. pasi e lagura filtron rrezet UV.

8-Thahuni

Efekti pasqyrë i pikave të ujit pas një larjeje në det favorizon djegiet e diellit dhe redukton efikasitetin e produkteve të mbrojtjes edhe nëse ato janë rezistente ndaj ujit dhe mund të favorizojnë djegiet dhe dehidratimin. Prandaj fshihuni mirë pas çdo larjeje.

9-Në fund të ditës

Bëni një dush me ujë të ëmbël për të hequr gjurmët e kripës së detit (ose klorit nëse keni qenë në pishina). Pas ekspozimit në diell lëkura duhet hidratuar gjithmonë që të jetë elastike dhe të ruajë më gjatë nxirjen.

10-Kujdes me dietën

Mos lini pas dore këshillat ushqimore për një nxirje perfekte. Ushqimet e pasura me vitamina janë të gjendje t’i japin lëkurës hidratimin e duhur: Vitamina  C (speca agrume dhe kivi), Vitamina E (vezë, brokoli), Vitamina A betacarotene (perime me tul të kuq ose të verdhë, karota) që i japin lëkurës një tonalitet të artë. Pini shumë ujë dhe shpesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.