SPORT

Ja pse u ndëshkua me karton të kuq Lionel Mesi

11:48 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kilit, e cila përcaktonte vendin e tretë në Kupën e Amerikës, prodhoi shumë polemika. Kur ishte minuta e 37-të e ndeshjes, Gari Medel dhe Lionel Mesi u përfshinë në një zënkë, e cila rezultoi me nxjerrjen me karton të kuq të dy lojtarëve. Ditën e sotme “TyC Sports” ka zbuluar përmbajtjen e raportit të arbitrit, ku justifikon kartonin e kuq për të dy lojtarët. Në rastin e Mesit: “Përdorimi i gjuhës fyese ose poshtëruese dhe gjesteve, duke u ballafaquar me kundërshtarin, kur topi nuk ishte në lojë.




Duke bërë edhe një goditje të fortë ndaj kundërshtarit me shpatull”. I njëjtë është raporti edhe për mesfushorin e Kilit, kujtojmë se ky është ndëshkimi i dytë me karton të kuq për Mesin në të gjithë karrierën e tij. Argjentinasi u shpreh në fund të takimit se nga një karton i verdhë për secilin ishte i mjaftueshëm në atë rast.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.