Kryesore

Real Madridi do Championsin e 15-të, “magjistari” Pintus me një plan special për finalen e “Wembley”-t

12:52 - 17.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Realit të Madridit i kanë mbetur dhe tri ndeshje deri në mbyllje të sezonit. Por natyrisht e gjithë vëmendja është te 90 minutat e fundit, ato që do të luhen në Londër në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit




Prandaj objektivi madhor i Ançelotit është që skuadra të mbërrijnë në formë optimale në këtë finale pavarësisht një sezoni të gjatë e sfilitës. Në këtë kuptim, ndeshjet e mbetura në La Liga, me titullin e zgjidhur, janë shtrati i përsosur i provës për të vënë në jetë atë që u provua gjatë stërvitjes në Valdebebas.

Shfaqja e skuadrës kundër Alaveshit është shembulli më i mirë i mishërimit praktik të planit të Karlo Ançelotit dhe stafit të tij për një sezon që mund të jetë akoma shumë më pozitiv për “Los blancos”.

Por Ançeloti nuk është i vetëm në këtë punë. Në krah të tij, Antonio Pintus, përgjegjës për komponentin fizik luan një rol themelor. Mes tyre ata kanë hartuar një plan pune që përfshin tre ditë pushime (nga e mërkura në të premte), një stërvitje të lehtë të shtunën para vizitës në “La Cerámica” kundër Vijarrealit dhe duke nisur që nga këtu sprint final.

Për një javë, Pintus do të marrë përgjegjësinë për përgatitjen e skuadrës, për të cilën ka projektuar një minifazë përgatitore që do të zhvillohet në Valdebebas, i kalitur me ndeshjen e fundit në Liga më 25 maj kundër Betisit.

Do të jenë ditë pune intensive në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas, në të cilat do të rikthehet seria e gjatë e vrapimeve, maskat e hipoksisë, rampat dhe shuma e orëve në palestër. Objektivi është që lojtarët e Madridit të mbërrijnë në “Wembley” në kulmin e formës së tyre.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.