AKTUALITET

Video/ Kuvendi mblidhet për shkarkimin e Metës, Manja: E pritëm në komision, ja çfarë na tha

17:30 - 08.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej orës 17:00 është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë në seancën e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.Komisioni ka përbërje të tij  9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re. Ashtu si vendosi grupi i PS-së në mbledhjen e sotme në krye të komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ishte kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.Ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ai që prezantoi raportin e Komisionit të Ligjeve, në bazë të kërkesës së një grupi prej 55 deputetësh që kërkojnë shkarkimin e Presidentit.Manja tregoi ndër të tjera se ky komision i dha mundësinë Presidentit të vinte për të dëshmuar, por ky i fundit ka refuzuar përmes sekretares së Presidencës.




“Nisëm shqyrtimin e kërkesës së deputetëve më 19/06/2019 të prezantuar nga deputetët Taulant Balla dhe Ervin Bushati. Zoti Balla paraqiti rrethanat dhe argumentat pse kërkojnë shkarkimin e Presidentit. U vazhdua më pas me punën, relator u caktua Klotilda Bushka dhe Arbnor Shameti. Në rast se do të donte të shprehej ne ishim të detyruar ta dëgjonim edhe Presidentin. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve kam vënë në dijeni zotin Meta për datën e mbledhjes së komisionit për shkarkimin e Presidentit, që t’i garantohet e drejta për tu dëgjuar në komision. Shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës. Në këtë shkresë u përballëm me një gjuhë jo etike, ironike dhe aspak të denjë për kërkesën e dërguar prej nesh.

Me anë të kësaj përgjigje ajo tregoi se Presidenti nuk donte të dëgjohej nga ligjet. Procedura vijoi në datën 24/06/2019 dhe 26/06/2019. Në dy mbledhje konstatuam se Presidenti ka nxjerrë dekretin 5/11/2018 ku u caktua data 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve. Në përmbushje të kësaj date nisi edhe puna për përgatitjen e zgjedhjeve, ishte kryer regjistrimi i partive, ishin depozituar listat”,- tha Manja ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Manja theksoi se Presidenti ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Ka anulluar arbitraisht datën e zgjedhjeve. Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve. Ka cenuar parimin e ligjshmërisë dhe të kushtetuetshmërisë. Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur me ligjin. Komisioni i ligjeve shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës dhe vlerësoi se kërkesa e 55 deputetëve për fillimin e shkarkimit të presidentit përmban shkaqe të mjaftueshme për të nisur shkarkimin e tij”, tha Manja.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.