Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, duke u bërë i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit.
Përmes një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë publik lajmin si dhe ka falenderuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve në QSUT.
“Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT, ku ekipi mjekësor i Radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike.
Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT:
Një falenderim nga ♥️ për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!”, ka shkruar Manstirliu.