![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.
Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj pasi analizoi të tri kriteret, pastërtinë e figurës, pasurinë dhe lidhjet e mundshme kriminale, konfirmoi në detyrë Çanon.
Ndërkohë KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Tiranës Anila Guri (Kristani), në seancën e sotme të vettingut. Gjyqtarja ishte edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.
Gjyqtares ju gjetën nga KPK probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.
Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.
Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh.