Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një intervistë për DW ka folur më shumë për funksionimin e SPAK. Sipas tij, është menduar që për të minimizuar mundësinë e korrupsionit, prokurorëve t’ju jepet një rrogë e majme, që nis me 1500 euro, me pretendimin për të shkruar deri në 2500 euro. “Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda.
Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro”, ka thënë Ibrahimi për DW