OPINION

Faleminderit SHBA!

07:45 - 24.07.19 Fatos Çoçoli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto ditë u mbushën tre vjet nga ngjarja më e rëndësishme në Shqipërinë tonë pluraliste, pas përmbysjes së komunizmit dhe fitores së demokracisë me zgjedhjet e vitit 1992. Kjo ngjarje është nisja e reformës në drejtësi, me miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese të natës së 21 korrikut duke u gdhirë data 22 korrik. Është shpresa jonë si qytetarë, për një shtet të së drejtës më në fund edhe tek ne. Si shumë të mira që na kanë ardhur nga shteti më demokratik në botë, SHBA-të, edhe reforma në drejtësi është kryesisht vepër e këtij aleati kryesor strategjik që kemi. Në shumë plane i ndihemi sot mirënjohës si qytetarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në janar të njëqind viteve më parë, në Konferencën e Paqes në Paris, ku u krijua Lidhja e Kombeve dhe u nënshkruan pesë traktate paqeje, Presidenti i SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson mbështeti fuqimisht mbajtjen e pavarësisë së Shqipërisë, të cilën fuqi si Serbia, Greqia dhe Italia donin ta zhduknin, duke e ndarë në tre pjesë, secila nga një. Wilson ua prishi planet, duke deklaruar “Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë t’i përgjigjet sinjalit SOS dhe t’i afrojë ndihmë anijes që po mbytet”. Dhe SHBA-të nuk e lanë anijen shqiptare të mbytej. E para godinë e ambasadës së SHBA-ve që Departamenti Amerikan ndërtoi në truall të huaj më 21 gusht 1926 ishte ndërtesa e ambasadës amerikane në Tiranë.




SHBA-të ishin i vetmi shtet në botë që denoncuan pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939. Gjatë viteve të errta të diktaturës komuniste dhe në agun e demokracisë shqiptare, ishte radio shtetërore e Departamentit të Shtetit, “Zëri i Amerikës” që përhapte zërin e së vërtetës dhe shpresë për qytetarët shqiptarë. Ajo është edhe sot një tribunë e mendimit të lirë. Nëse sot jemi vend i NATO-s, ishte përkrahja amerikane që e solli këtë anëtarësim në prill 2009. Nëse Kosova është e lirë dhe kombi ynë ka dy shtete në Evropë, gjithçka i takon ndihmës dhe mbështetjes amerikane, nga bombardimi i regjimit të pastrimit etnik të Milosheviçit në vitin 1999, tek krijimi i shtetit më të ri të Evropës, Kosovës në vitin 2008. Nuk ka asnjë situatë, rrethanë apo ngjarje të madhe politike që SHBA-të të mos mbështesin dhe inkurajojnë qeverinë, politikanët dhe qytetarët shqiptarë për të zhvilluar demokracinë. Kanë dhënë në këto 28 vite, nëpërmjet USAID-it, agjencisë së tyre të ndihmës dhe asistencës teknike, mbi gjysmë miliardë dollarë projekte pa fund. Vijojnë të japin. Tek ne ka ardhur një President amerikan (Xhorxh W. Bush) në vitin 2007 dhe tre Sekretarë Amerikanë të Shtetit: James Becker(1992), Madaleine Allbright(2002) dhe Hillary Clinton (2012). Shteti më demokratik në botë ka strehuar në gjirin e tij me qindra mijëra emigrantë, qytetarë të këtij vendi që nga viti 1992 e deri më sot. Në SHBA, qytetarët tanë janë ndjerë qytetarë dhe të barabartë si gjithë amerikanët e tjerë, dhe jo qytetarë të dorës së dytë apo të tretë. Janë këto ngjarje dhe kjo qasje e SHBA-ve ndaj nesh që na bëjnë të jemi shteti më pro-amerikan në Evropë dhe ndër më pro-amerikanët në botë. Dhe kemi arsye të forta për këtë. Kryearsyeja e këtyre ditëve plot tension që kalojmë është mbështetja e tyre e pakursyer ndaj reformës në drejtësi. Praktikisht kjo reformë është krijesa e tyre. Ata e mbrojtën kur ishte reforma në drejtësi një foshnjë e porsalindur(korrik 2016) dhe po e mbrojnë sot kur ajo po hedh hapat e para. Amerikanët janë pas çdo lëvizje të saj. Janë ata që mundësuan që votimet e 30 qershorit 2019 të mos ishin një ditë e zezë konfliktesh dhe përleshjesh në Shqipëri. Është me njohuritë e ekspertëve të tyre që ekspertët tanë të reformës marrin kurajë dhe po ecin përpara në krijimin e institucioneve të reja. SHBA-të qëndrojnë si garanci për vijimin e kësaj reforme që do të na japë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Askush nuk mund ta mbysë më në pelena këtë reformë, pse “Dadoja” Amerikë i rri si shqipe në kokë. SHBA-të kanë marrë në patronazh demokracinë tonë të brishtë dhe do ta nxjerrin atë në rrugë të madhe që të eci vetë shumë shpejt. Duhet të kemi besim si qytetarë, pse SHBA-të i kemi gjithnjë përkrah nesh. Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. More Fatos,u plake,more ditezi,e mend nuk zure.Amerirka e desheronte reforrmen ne drejtesi,por rruga qe ajo ndoqi,per zbatimin e saj,ndryshoi,pothuaj krejtesisht,nga shtrati,prej nga u nis.Ka nderhyre Sorosi,apo,qofte edhe sorosiani-Obama,apo edhe te gjithe sorosianet e tjere,duke filluar qe nga ambasadoret e huaj ne Tirane ,vecanerisht Lu-kinezi dhe floke kuqja-putane klasike kroate,duke e ndihmoar sorosianet e Tiranes,me ne krye sorosianin Rama,qe reforma ne drejtesi te behej si nje shesh,ku do te benin dhe te hanin pershesh sorosianet rilindas,me pasurite kombetare,dhe te mos kishte asnje gjemb-si gjykatat Kushtetuese apo te larte,apo prokurori ligjore dhe te afte,per te frenuar kete lubi hajnash rilindas,qe edhe votat e shqiptareve i pervehtesuan,perseri me hajni e me parat e drogerave qe vershuan ne te gjithe Shqiperine.Dhe ti Fatos,akoma me Ameriken ,qe na paska shpetuar pra 100 viteve,por po kjo Amerike,luajti teater me Shqiperine ,duke dhene nje fare ndihme,gjate luftes qe te ndihmoheshin-vete amerikanet,ne luften kunder fashizmit.Por kur e pane qe Komunistet ne Shqiperi,vendosen thembren e hekurt,jo vetem qe nuk bene asgje per ta ndihmuar kete popull,por luanin edhe kukafshehurazi,me disa diversante qe nga njera ane i hidhnin,gjoja te luftonin komunizmin,por nga ana tjeter,me spiunet e tyre,njoftonin komunistet,qe t’i prisnin,qe pa rene akoma ne toke,me parashuta.Ne kete menyre,edhe i hiqnin qafet,te arratisurit,qe i kishin zene deren,duke ja bere peshqesh komunisteve.Demokracise amerikane,as po i plas,per kete lloj demokracie ,qe po vendoset tek ne,dhe shembulli me i qarte,eshte lenia pa ambasador ne Tirane,per kaq shume kohe,ose e thene me shqip,akoma nuk kane ngrene njeri tjetrin dhe pa pike turpi,na permendin vizat,qe e gjithe Europa na i ka hequr.Bile,na kercenojne se po te bejme ndonje rremuje ne protestat teper demokratike qe ka bere populli paqe dhe demokraci-dashes shqiptar,do na konsiderojne popull te dhunes.Por nderkohe,nuk thone qofte edhe nje fjale,per gjithe ate dhume policore,me shkopinj gome,me lende helmuese,e bomba lotsjedhese,me pompa uji se kushedi se cpo behet.Shikove sot tek teatri,pse e gjithe ajo force,pse i gjithe ai mobilizim policor,pse e gjithe ajo bombe helmuese,dhe pse gjithe ajo heshtje varri,te pakten nga ambasada amerikane,se te tjeret po i shikojme se si jane trensformuar,ne ushtare te bindur te Rames-Shikoje karikaturen per kete,heshtje te tyre,bere nga mjeshtri Kapexhiu.Shikoje edhe karikatyren e sotme te tij,dhe po deshe shko ne shtepi dhe fli i qete se amerikanet,do na e bekan Shqiperine,me te lumtur sec na e bene Komunistet,ne kohen e tyre,me lugen e floririt. Naten e mire Toso,qe je bere thjeshte nje papagall idiot.

    Përgjigju ↓